Bjordi : Sa respektoj babin, s`respektoj veten

March 22, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

bjordi-dhe-adelajda-big-brother-albania-220/03/09 21:41

Bjordit i ka ardhur një letër nga babai i tij. Ai preferon që letrën ta lexojë me Adelajdën, pasi ai nuk kupton shumë fjalë në Shqip. Të dy preken shumë nga letra. Ajo mundohet t`i tregojë Bjordit se cfarë do të thotë të kesh një baba pranë. Sipas saj letra ishte shumë e bukur, dhe të linte të kuptoje që ai e donte fort Bjordin. Ajo vazhdon duke i thënë që për një person, figura që ka më respekt, është babai. Ajo shton:-“Babai është një figurë që nuk mund ta zëvëndësoj asnjë! Kur ta njohësh do e provosh këtë që po të them. Unë kam respekt për shumë persona në këtë botë por sa respektoj babin tim, nuk respektoj as veten time!” Lajmin për letrën e Bjordit ajo ja thotë dhe banorëve të tjerë duke shtuar:-“M`u bë shumë qejfi për Bjordin!”

1