Mesida : Kam shumë emocione

March 22, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

 

per-largiminmesidaarjon-big-brother-albania-221/03/09 10:17

Mesida i tregon Arjonit se i vjen keq nëse del se në shtëpi do lërë disa persona të cilët i pëlqejnë. Ajo thotë se do ua ndjejë mungesën sa do që vetëm tre javë ka brenda dhe e tremb fakti se ambienti jashtë shtëpisë i duket i panjohur. Mesida shpreh se ndjen shumë emocione por për Arjonin i ndodh kështu se është hera e parë në këtë pozitë sepse ai që e ka për herë të tretë nuk ndjen fare emocione. Arjoni i thotë se në momentin kur Arbana të japë vendimin se cili do të dalë, në kraharor do të ndjejë një shtrëngim. Ai imagjinon skenën dhe tregon se i pari do të jetë Sori që do të vazhdojë lojën, pastaj Aida dhe në fund do të ngelen ata të dy ku ai do të lërë shtëpinë. Mesida i thotë se ai nuk ka për të dalë, pasi ka ende për të dhënë. Ata fillojnë të flasin për momentet më të bukura që kanë kaluar dhe që do t’u tregojnë në klip.