Mesida: Më pëlqen si mik!

March 22, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

mesida-largohet-big-brother-albania-221/03/09 21:45
Katër të nominuarit e javës ishin, Arjoni, Qetsori, Aida dhe Mesida. Dy personat e parë që shpëtuan daljes nga shtëpia ishin Aida dhe Qetsori.Arjoni dhe Mesida ishin dy banorët e rrezikuar, por ato e morën me sportivitet .Në momentin që Arbana e anoncon këtë moment ata kërcejnë me njëri-tjetrin. Publiku nga shtëpia ka vendosur me 36% të votave që personi që duhet të largohet të jetë Mesida. Ajo takohet me banorët duke humbur kështu dhe mundësinë për të fituar dhe cmimin e madh prej 70mijë eurosh.
Arbana e pyet në lidhje me Arjonin.Ajo tha:”Më pëlqen shumë si mik por jo si i dashur!”