Mesida: Nuk jam aq e keqe!

March 22, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

mesida-per-daljen-big-brother-albania-221/03/09 19:59

Banorët bëhen gati për spetakël. Aida dhe Mesida diskutojnë për daljen nga shtëpia. Mesida i thotë që nëse del ajo nga shtëpia, nuk do që t`i përshëndesë të gjithë banorët. Ajo shton:-“Do më dukej vetja fallco!” Aida i thotë që një përshëndetje duhet t`ja japë banorëve. Lirita i thotë Mesidës që të veprojë si ta ndjejë. Sipas Aidës gjërat do duken me tjetër sy kur të dalin jashtë, dhe se mirësjellja nuk duhet të mungojë asnjëherë. Ajo shton se dhe një shtrëngim dore mund t`ja japë atyre personave që nuk simpatizon. Mesida është dakort me mendimin e Aidës dhe thotë:-“Një shtrëngim do ja jap,nuk jam aq e keqe!”