Vajzat : Cfarë do bëje me 70mijë euro?

March 22, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

vajzat-per-cmimin-big-brother-albania-221/03/09 17:55

Vajzat qëndrojnë në dhomë dhe diskutojnë për daljen nga shtëpia. Aida e pyet Republikën se cfarë do bënte me 70mijë euro nëse fitonte. Ajo thotë që përvec realizimit të shkollës, do merrte një shtëpi sic e kishte dëshirë. Ajo shton se realisht nuk preferon të tregoj se për cfarë do i shpenzonte. Aida i thotë:-“Nuk e ke menduar Bika? Unë shpresoj që nëse i fiton 70 mijë eurot, të dish t`i shpenzosh!” Republika thotë:-“Do bëja dicka për të tjerët!” Aida e këshillon që lekët t`i investoj që të marrë fitim, dhe atëherë mund të bëj dhe për të tjerët. Mimoza thotë që ajo do i investonte me të vëllain, pasi sipas saj ai ka shumë ide. Mesida shpreh mendimin e saj se si do i shpenzonte ajo nëse fitonte 70mijë eurot. Ajo thotë që një pjesë do ja i fuste në llogari nipit të saj, një pjesë do paguante borxhet e shkollës në Suedi, dhe pjesën tjetër do e investonte. Lirita thotë që dëshironte që një pjesë të paguante fakultetin motrën, një pjesë do i investonte në shoqatën e parukerisë ,dhe pjesën tjetër dua t`ia jap mamit se ka vuajtur shumë. Republika e pyet Aidën se pse e bëri këtë pyetje. Ajo thotë:-“Thjesht doja të dija se në sa vend të duhur do i përdorni!” Republika për të njëjtën pyetje i thotë Aidës të përgjigjet. Ajo thotë:-“Kam një vëlla për të rrit. Të ndihmoj në të ardhmen e tij.”