Vajzat shohin Tanin fitues

March 22, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

per-finalen-big-brother-albania-221/03/09 01:36

Arjoni ankohet se asnjë nga banorët pak më parë nuk tha se ai do të jetë një finalist, përvec Adelës. Ai vë në dukje se shumë mendonin se fitoren do ta kishte Dritani por kjo gjë nuk i pëlqeu aspak pasi u kujton banorëve se fituesi i edicionit të kaluar kishte të njëjtën sjellje si ai dhe sipas Arjonit nuk mund të fitojë dy herë Dritani. Bjordi mendon se do jetë një situatë shumë e cuditshme kur të shohin natën e finales nga studioja. Sipas Mesidës, ajo do të ketë një buzëqeshje false nëse fiton dikush që ajo ka antipati por Arjoni mendon se në momentin që do dalin, antipatitë do të shuhen sepse do mendojnë se kjo ishte vec një lojë.