Arita Fejzullahu: Në filmin The Best Kisser

March 23, 2009   | Lajmet / Vijesti

arita-fejzullahuModelja, këngëtarja dhe aktorja Arita Fejzullahu pritet që të paraqitet në një projekt filmik të quajtur, Marica Miller. Sipas menaxherit të saj Bujar Hasani, këtë rol aktorja shqiptare që jeton në Norvegji e ka fituar me propozimin e James Belushi , ndërkaq xhirimet e filmit pritet të bëhen në New York dhe në Paris. Arita më parë ishte zgjedhur Miss Skandinavia, Miss Shqiptarja në Skandinavi. Ajo po ashtu është shpallur “Face of the Year in Norway”, ndërkaq mësohet se ka sfiduar edhe për P. Diddy dhe Sean John.

Hasani, po ashtu ka thënë se Arita do të paraqitet në rolin e Marica Miller, e cila është një vajzë super e pasur. Historia e këtij filmi ka të bëj me puthjen e parë të dy të dashuarëve pavarësisht sfidave dhe ndarjeve të tyre të shpeshta. Ky lajm është konfirmuar vetëm nga Hasani, ndërkohë që në faqen zyrtare të Jim Belushit nuk thuhet asgjë edhe pse Hasani ka thënë se asistent regjie i këtij filmi do të jetë pikërisht aktori i njohur shqiptaro-amerikan. Informacione për këtë nuk ka dhënë as Hollyëood Reporter, që përcjell prodhimet më të reja të Hollyëood- it dhe aktoreve të tyre, në këtë rast të Jim Belushi, si dhe imdb.com.

Bluetooth

YouTube Preview Image


3