Anjeza : Ndjehem mirë me ty

March 25, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

 

anjeza-adela-big-brother-albania-224/03/09 16:55

Anjeza i thotë Adelës se në shtëpi, ka persona të cilët e bëjnë të ndjehet mirë dhe një ndër ta është edhe ajo. Adela e falenderon për konsideraton dhe i thotë se nuk ka bërë asgjë për ta merituar këtë. Adela i thotë se fakti që ndjehet mirë është dicka pozitive pasi të hysh në një eksperiencë të tillë, në një shtëpi me kamera, me njerëz të cilët nuk i njeh dhe që kanë krijuar grupe nuk është e thjeshtë për asnjë. Sipas saj thjeshtësia është dicka që të ndihmon të integrohesh në një ambient të ri, ndërsa njerëzit e sajuar apo që i zgjedhin fjalët apo pozicionet nuk i pëlqejnë. Edhe Anjeza mendon kështu dhe tregon se vetëm tek tre-katër persona e ka gjetur veten ndërsa me të tjerët nuk ndihet vetvetja por, gjithsesi shkon mirë me të gjithë. Ajo uron që askush mos ta zhgënjejë në këtë vlerësim.

2