Arjon – o të isha femër, do t’më pëlqente Sori

March 25, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

arjoni-per-qetsorin-big-brother-albania-224/03/09 02:45
Për Arjonin, mashkulli duhet të jetë tip, mund të mos jetë shumë i bukur në pamjen e jashtme, por duhet detyrimisht të jetë tip. Ai ka thënë se po të ishte femër do të ishte tërhequr nga Qetsori. Anjeza dhe Aida e kanë kundërshtuar menjëherë. “Atëherë s’paskam kuptuar asgjë!” – ka thëne Arjoni. Sipas Anjezës dhe Aidës mashkulli për të qenë tip, duhet të jetë i lezetshëm, të ketë humor, të jetë kreativ në mënyrë që dita me të mos të të duket e mërzitshme, të jetë i hapur e të të bëjë të ndihesh mirë. “Ky është tipi!- kanë thënë vajzat. Ndërsa nga ana e jashtme, Anjeza ka thënë se ajo që vinte re më tepër tek një mashkull, ishin sytë dhe duart.