Lirita : Mos u merr me Adelën

March 25, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

aide-lirita-adela-big-brother-albania-225/03/09 02:30

Lirita i ka thënë Aidës të mos merrej me Adelën, pavarësisht se cfarë mund të thoshte kjo e fundit. Sipas Liritës, Aida po nervozohej më shumë se ç’duhej. Aida i ka thënë se donte t’i tregonte “zyshes” se ajo nuk ia mbyllte dot gojën. “Ajo do të më tregojë sa e përkrahur është!” – ka thënë Aida dhe ka shtuar se kjo nuk i interesonte aspak, sepse ajo ishte në gjendje përballonte edhe atë edhe përkrahësit e saj. Dhe këtë po përpiqej të tregonte.