Qetsori : Unë di si veproj

March 25, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adela-qetsori-big-brother-albania-225/03/09 03:05

“Unë nuk rrezikoj, përkundrazi, më bën mirë!”- ka thënë Adelajda për situatën e krijuar mes saj dhe Aidës, kur Qetsori i ka thënë se ato po rrezikonin shumë. Sipas tij, kjo mënyrë të sjelluri po i vinte në rrezik dhe ai nuk donte të humbte asnjë prej të dyjave. Adelajda i ka thënë se po i vinte keq që ai po e barazonte me Aidën. “Unë do të doja të më thoje se nuk dua të të humbas ty!” – i ka thënë ajo. Sipas saj, ky debat dhe veprimet e Aidës asaj po i bënin shumë mirë në sytë e publikut. “Ta ha mendja se unë nuk e kam menduar ndonjëherë?!- i ka thënë ajo Qetsorit, – Ty faleminderit shumë, por unë di si veproj! Ajo më tha injorante dhe unë nuk fola, sepse më intereson”

1