Adela dhe Qetsori : Ne nuk kemi marrëveshje

March 26, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adela-sori-big-brother-albania-225/03/09 14:15

Sori i lë një takim Adelës ku i kërkonte që ata të sqaronin disa keqkuptime që kanë lindur nga një bisedë e tyre e mëparshme. Ai e pyet se si ka lindur ky keqkuptim por edhe që gjatë bisedës së tyre të mos përmenden emra konkretë. Adela mendon se më mirë të përmendin emra se kështu do keqkuptohen më shumë dhe i tregon se Moza ka ardhur dhe i ka thënë se ajo (Adela) ka bërë një marrëveshje me Sorin në lidhje me nxjerrjen e saj në nominim. Sori i kujton Adelës se bashkë nuk kanë bërë asnjë marrëveshje dhe një bisedë që kanë bërë, ka qënë ajo për Liritën dhe Mozën që i quante fajtore në debatin e Adelës me Aidën. Ai i thotë se nëse ata të dy do të kishin bërë një komplot të tillë, nuk do t’i kishin shpëtuar vështrimit të dikujt. Për Adelën, është një avantazh fakti që cdo bisedë e tyre është e regjistruar e në këtë mënyrë ata nuk mund të gënjejnë. Ajo i thotë se një person tjetër ia kishte thënë Mozës dhe ky person ka biseduar më parë me Sorin për këtë temë. Adela dyshon se ky person mund të jetë Aida por Sori i thotë se nuk mund të shkojë tek dikush e t’i thotë këto gjëra.