Bika dhe Dritani : Aida po tregon veten

March 26, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

dritanibikaper-aiden-big-brother-albania-225/03/09 12:30

Bika dhe Dritani diskutojnë për përplasjet e vazhdueshme ndërmjet Aidës dhe Adelës. Ata vënë në dukje edhe shkëmbimin e fjalëve gjatë temës që hapi Aida një ditë më parë. Bika thotë se ka vënë re që Aida përpiqet me cdo kusht që të kapet me Adelën dhe i vjen inat që kjo e fundit nuk ia kthen me të njëjtën monedhë. Ajo i tregon Dritanit se e ka këshilluar Adelën që të mos qëndrojë indiferente, pasi situatat konfliktuese mes tyre përsëriten por, Adela nuk dëshiron që të bjerë në nivelin e Aidës. “Preferon të flasë në konfensional e jo të përballet” thotë Bika. Dritani i tregon asaj për një shprehje që kishte dëgjuar nga Aida kundrejt Adelës. Ajo i kishte thënë se e imagjinonte se cfarë do të bëhej Adela nëse jetonte në Tiranë. Dritani e gjykon Aidën për këtë që ka thënë sepse ishte një ofendim shumë i madh dhe se Aida e tregoi veten se është një femër e ulët.