Sori dhe Adela : Një strategji loje

March 26, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adela-dhe-sori-big-brother-albania-225/03/09 14:46

Qetsori i tregon asaj se në situatën e koklavitur të javës së kaluar, kishte gisht edhe ai por këtë gjë nuk e kishte bërë fshehurazi sepse i kishte lënë shenjat e duhura. Adela shprehet se e di këtë gjë dhe se kishin ardhur edhe të tjerë që ia kishin treguar. Ajo e pyet se cfarë arriti nga gjithë kjo përpjekje dhe ai i përgjigjet se arriti gjashtë nominime tepër interesante. Ai mendon se nuk mund ta provojnë vetëm disa persona nominimin por duhet të kalojnë të gjithë nga njëherë këtë provë se në të kundërt rreziku për të dalë do të jetë më i madh. Adela thotë se ka frikë që ta lërë lojën përgjysmë në këtë pikë dhe nuk do ta konsideronte si humbje, por si padrejtësi pasi ka të tjerë që e meritojnë të dalin. Sori tregon se ka ndërmend të ndryshojë formën e lojës së tij dhe të fillojë të sillet si disa që vetëm rrinë e janë të mirë me të gjithë. Adela mendon se nuk mund ta bëjë kurrë, qoftë ai, qoftë ajo pasi tek këta njerëz si Tani apo Adi, edhe pse i vlerëson shumë, i duket sikur ka pak hipokrizi pasi nuk mund të jenë për gjatë gjithë kësaj kohe njësoj me të gjithë; do të kenë sikur pak luhatje në sjelljen e tyre. Ajo thotë se nuk mund t’i gjykojë se ndoshta kështu janë në realitet ose e kanë zgjedhur si strategji loje. Sori i kërkon që ajo ta ndihmojë që ai t’u nxjerrë në dukje këtë lojë këtyre personave dhe Adela i thotë se do ta ndihmojë, por me kusht që ajo të mos i kalojë kufijtë që ka vendosur për lojën e saj apo t’i bëjë që ata të ndjehen keq. Ajo i kërkon Sorit që t’i tregojë strategjinë e kësaj loje që t’i japë një përgjigje përfundimtare. Sori i thotë se do të luajë hapur më këta persona, fillimisht do t’u flasë drejtëpërdrejtë se cilat janë të metat e tyre që atij nuk i pëlqejnë, do t’u japë pak kohë që të reflektojnë dhe më pas këto do t’i përdorë deri në momentin që ata dalin në nominim.

1