Qetsori : Nuk dua të bëjdjalin e mirë

March 27, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

qetsori-aida-big-brother-albania-226/03/09 02:30

Duke bërë një analogji mes kësaj loje, ku ata janë të gjithë së bashku dhe një gare, Qetsori ka thënë se të gjithë janë nisur nga starti paralelisht. Tjetër gjë ishte sesa stërvitje kishte njëri apo tjetri përpara garës apo të cfarë lloji. Nëse ai e përmendte vazhdimisht çmimin, kjo ishte sepse ai donte t’ia kujtonte vetes vazhdimisht, sepse nuk donte ta harronte. Qetsori ka shtuar se shansi për të hyrë në Big Brother të jepej vetëm njëherë dhe ai nuk donte t’i ngelej peng asgjë, nuk donte që kur të dilte të mendonte e t’i vinte keq pse nuk e tha atë gjë apo pse nuk e bëri atë veprim.Kjo ishte sipas tij, arsyeja që ai ia thoshte dikujt atë që mendonte, sigurisht nëse donte ta bënte, apo kryente një veprim të caktuar. Ai ka thënë se loja e gjithsecilit ishte e ndryshme dhe nuk kishte si të mos ishte kështu, për aq kohë sa të gjithë ndryshonin nga njëri-tjetri apo e mendonin në mënyra të ndryshme. Gjithkush prej tyre kishte ngjashmit e vet jashtë, mes publikut që i ndiqte. “Mua më pëlqen jashtë mase të luaj, por nuk dua të luaj duke u bërë djalë i mirë, nuk kam pse!” – ka thënë ai, duke shpjeguar se qëllimi nuk ishte të transformoheshe për t’u pëlqyer, por të kuptoje sa pëlqeheshe, duke u shfaqur ai që ishe.

1