Sori : Edhe lepur edhe dhelpër, edhe luan

March 27, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

qetsori-big-brother-albania-226/03/09 02:15

Aida, duke biseduar me Qetsorin, ka cilësuar nivelin e konsiderueshëm të dijeve të tij. Sipas Qetsorit, ato ishin njohuri që atij ia kishte dhuruar jeta. Ai ka thënë se ka aftësi jo vetëm t’i mbajë mend gjërat, por edhe të nxjerrë konkluzione nga situatat. Aida i ka thënë Qetsorit se ajo që nuk kishte pritur nga Qetsori ishte aftësia për të bërë kompromise. Sipas Qetsorit, kompromisi është shumë i rëndësishëm, por brenda shtëpisë ai nuk e kishte bërë një gjë të tillë. Ai përmendi se edhe në jetë, kishte humbur disa gjëra, sepse nuk donte të bënte kompromise dhe kjo e kishte bërë të kuptonte se këto të fundit ishin të domosdoshme. “Njeriu duhet të jetë elastik, – ka thënë ai, – as kavo çeliku, se këputet, as qelq, se thyhet!” Ai ka cituar Makiavelin, sipas të cilit: “Njeriu duhet të dijë të bëjë edhe lepurin, edhe dhelprën, edhe luanin, por duhet të dijë kur t’i bëjë, ndryshe gabon!”