Aida dhe Lirita : Adela po tregohet e cekët

March 28, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

aidaliritaper-adelen28/03/09 02:13

Aida i tregon Liritës se kishte dëgjuar Adelën duke u zënë me Bjordin për mënyrën se si sillet ajo me të dhe me të tjerët. Bjordi i kishte thënë se ajo është shumë arrogante dhe se jep urdhëra për cdo gjë. Adela ia kishte kthyer se kështu është, s’ka cfarë të bëjë. Lirita duke e dëgjuar këtë shprehje të Adelës, i thotë Aidës se ajo në këtë mënyrë përgjigjet gjithmonë, për cdo gjë. Aida vazhdon të tregojë se nervat që kishte me Bjordin, erdhi t’ia nxirrte asaj, por që Aida nuk ia zgjati bisedën. Ajo shton se edhe me provën e javës, Adela po tregohet shumë e cekët; ka tërë kohën që mburret se sa pica ka bërë duke e marrë provën personale. “Është njeri i vogël, me botëkuptim të vogël” ka përfunduar Aida.