Aida dhe Lirita : Më ke hapur probleme që nuk reagove

March 28, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

liritaaida-per-debatin-big-brother-albania-226/03/09 14:50

Lirita i tregon Aidës se ka përshtypjen se këtë të shtunë do të dalë ajo për shkak të debatit që nuk ka reaguar. Ajo thotë se publiku nuk e kupton se si është situata në shtëpi. Aida i thotë se e ka kuptuar ashtu se si ia ka spjeguar ajo. Ajo thotë se e kupton karakterin e Liritës dhe i tregon asaj se merr parasysh aspektin pozitiv të marrëdhënies së tyre dhe ndaj e justifikon por, që ajo duhej të reagonte gjithësesi. Aida mendon se mosreagimi i saj i ka hapur probleme më shumë asaj sesa vetes sepse mendon se të tjerët e shohin këtë fakt si të dyshimtë ndaj Aidës. Sipas saj Adela nuk hyn në këtë cështje sepse vërtetësia e fjalës së saj duhej të përforcohej nga fjala e Liritës.