Aida rrëfen dhimbjen e saj

March 28, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

aida-big-brother-albania-2“Pa babain, është si të jetosh me gjysmë rrahje zemre”

E tjerë, ajo e kishte shumë të vështirë. Gjithashtu ka treguar se i ati kishte tetë vjet që i kishte vdekur, si pasojë e një tumori në kokë. Edhe pse e kishin kapur sëmundjen në fazat fillestare dhe i kishin bërë të gjitha përpjekjet, sëmundja ishte e pashërueshme dhe kundër saj nuk mund të bëhej asgjë. “Kjo fotografi është realisht gjëja më e bukur që mund të më bënin. Më sjell ndërmend çdo gjë të bërë me tim atë. Edhe sot e kësaj dite, kur eci në rrugë, e pres të më dalë nga ndonjë kthesë!” – ka thënë ajo. Aida, e prekur dhe e mallëngjyer, duke rijetuar kujtimet dhe humbjen e të atit, u revoltua dhe u ndje shumë e fyer nga banorët e tjerë, që tashmë flisnin për gjëra të tjera, këndonin, apo vallëzonin. Ajo tha se prandaj nuk donte të qante në sy të tyre, apo ta shihnin tek vuante. “Po deshën të këndojnë, le të këndojnë, problemi është se nuk desha të dëgjoja këndimet e këtyre. Ta kishin provuar një të dhjetën e dhimbjes sime ata, do të ishin njerëz me ndjenja. Kjo është ajo që më lëndon te njerëzit. Unë po plas duke qarë dhe ti të më këndosh, është shumë e rëndë, shumë e ulët!” – ka thënë ajo. Duke dëgjuar Adelajdën që këndonte, ajo ka shtuar: “Nuk më intereson fare Adelajda, më interesojnë të gjithë. Bravo i qoftë që po kënaqen me dhimbjen time. Veten tregojnë, asgjë më shumë!” Duke vazhduar rrëfimin e saj për të atin, Aida ka thënë se të dy i lidhte një telepati e veçantë, si ajo që lidhte dy binjakë. Nëse ajo rrëzohej nga shkallët, të atit, edhe pse ishte duke fjetur, i dilte gjumi. “Nuk di si ta përshkruaj marrëdhënien time me tim atë, nuk i gjej dot fjalët. Ka qenë gjëja më fantastike që mund të ketë një person, e paarritshme. Ti nuk e ke idenë çfarë do të thotë të jetosh me atë ndjenjë, të rritesh me atë ndjenjë e të të hiqet e drejta e asaj ndjenje. Të jetosh me gjysmë rrahje zemre! Për mua të mos e kem atë në jetën time, është një tmerr i pafund”, ka vazhduar ajo bisedën me Liritën. Lirita i ka thënë se edhe pse nuk e kishte provuar një humbje të tillë, ajo e merrte me mend se ç’do të thoshte. Ndërsa i ka thënë Aidës se ajo ishte vërtet e fortë dhe se kjo surprizë e “Vëllait të Madh” për të ishte dhurata më e bukur.

4