Anjeza : Bëhu shembull i mirë

March 28, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

per-pastertine-big-brother-albania-226/03/09 13:50

Anjeza është tepër e mërzitur nga banorët të cilët nuk kujdesen për pastërtinë e shtëpisë. Ajo shprehet se ka nga ata që e kërkojnë me këmbëngulje këtë gjë por, kur vjen puna tek vetja, nuk bëjnë asgjë. Dritani, Adi dhe Bjordi mundohen ta kalojnë me të qeshur këtë situatë, por Anjeza mendon se duhet të kenë të gjithë më shumë kujdes, sidomos në zonën ku do të gatuajnë picat. Ajo i jep këshilla edhe Bjordit që të mos qëndrojë pa shapka në shtëpi sepse nuk është higjenike. Bjordi justifikohet se kështu rrinë të gjithë, por Anjeza i thotë se ai duhet të bëhet shembull e kështu edhe të tjerët do të bëjnë si ai.

1