Anjeza : E di vet sa e pastër jam

March 28, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

anjanjeza-per-pastertine-big-brother-albania-226/03/09 02:06

Anjeza i ka tërhequr vëmendjen Mimozës, duke i thënë se që kur kishte ardhur, kishte vënë re se si ajo, si ndonjë tjetër, nuk e hiqnin asnjëherë pjatën e tyre, pa kaluar më pas të gjërat e tjera. Mimozës nuk i ka ardhur mirë dhe u është drejtuar të tjerëve që ishin në tavolinë, duke i pyetur a ishte punëtore. Adelajda ka thënë se Mimoza kur donte, i bënte punët “xix”. Sipas Anjezës, kjo nuk ishte mënyra e duhur, sepse çështja nuk ishte kur doje, por kur duhej. Ajo ka vazhduar duke i thënë Mimozës se ajo thjesht po i vinte në dukje diçka që mendonte, nuk po e kritikonte. Mimoza i ka thënë se ia tha njëherë dhe nuk kishte nevojë t’ia përsëriste, e as të dëgjonte komente, sepse nuk i interesonte. “Unë e di vet sa e pastër jam!” – i ka thënë ajo Anjezës. “Unë po të them atë që mendoj, – ia ka kthyer Anjeza, ty po nuk të pëlqeu, bëj sikur s’dëgjon!”.