Arjoni: Mimoza më jep një shans
March 28, 2009 | Big Brother 2 Albania - Thashetheme
Arjoni pyet Mozën se si ndjehet për faktin që është në nominim. Ajo i tregon se ka përshtypjen se do dalë dhe kjo e ka mërzitur pak. Ai e pyet sërish se cilët persona rrezikojnë sipas mendimit të saj, por ajo nuk preferon të tregojë duke i mbajtur vetem për vete ato mendime. Arjoni insiston, por Moza i thotë se veten e sheh mjaft të rrezikuar. Arjoni mërzitet nga këto fjalë dhe i thotë se nëse ajo del, ai nuk do ketë me kë të rrijë. “Shtëpia nuk do ketë më lule” thotë ai. Ai shton se do t’i bëjë një kërkesë Arbanës duke i thënë: “Duhet ta lini Mozën në shtëpi se e kam të vogël”. Arjoni i kërkon mozës se nëse nuk del, t’i japë një shans atij.






