Lirita dhe Qetsori : Nuk je më Lirita e parë

March 28, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

liritasori26/03/09 14:05

Qetsori bisedon me Liritën dhe i komenton sjelljen e saj se cfarë i pëlqen dhe cfarë jo tek ajo. Ai i tregon se ne fillim i ka pëlqyer sjellja e saj, i dukej shumë simpatike dhe argëtuese dhe kalonin shumë mirë të gjithë. Ai i kujton Liritës se përcarjen e parë e kanë patur pas disa javësh qëndrimi për arsyen e krevateve, më pas që ajo nuk respektoi një dënim loje të Sorit për t’i rregulluar krevatin, përgjigjja që i dha Arbanës gjatë spektaklit në lidhje me debatin e saj me Arjonin dhe e fundit, mospozicionimi në debatin e Aidës me Adelën. Sori i tregon hapur se me arsyen e kësaj të fundit, e ka sulmuar hapur tek të tjerët dhe e ka deklaruar gjithmonë fajtore. Sipas mendimit të tij, ajo duhej të pozicionohej përkrah Aidës pasi me të ishte lidhur më shumë dhe kishte krijuar një lloj miqësie. Ai tregon se si parim në veten e tij, ka që gjithmonë del krah mikut edhe nëse ai nuk e ka të drejtë ndërsa ajo, duke qëndruar pasive, e la Aidën vetëm të përballej me të gjithë. Lirita fillon t’ia sqarojë atij por biseda e tyre ngelet përgjysmë pasi Dritani i thërret për t’u thënë dicka. Lirita i thotë Sorit se bisedën do ta vazhdojnë më vonë.