Mimoza dhe Adelajda : Nuk ta marrë Bjordin

March 28, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

per-javen-tjeter-big-brother-albania-227/03/09 05:35
Moza i thotë Adelës se ka përshtypjen se javën që vjen do të ndodhin gjëra të bukura dhe ia uron vetes qëndrimin. Adela e pyet se cfarë do bëntë ajo gjatë javës tjetër nëse do të rrinte, por Moza nuk preferon t’ia tregojë dhe justifikohet duke i thënë Adelës se as ajo nuk i ka treguar asgjë duke nënkuptuar marrëdhënien me Bjordin. Adela ndjehet në faj dhe i betohet se nuk ka asgjë për të treguar sepse nuk ka ndodhur asgjë. Ajo thekson se nuk mund të gënjejë pasi cdo gjë është e regjistruar dhe insiston në pyetjen e saj se cfarë do bënte ajo. Moza i thotë me të qeshur se Bjordin nuk ka ndërmend t’ia marrë. Adela ia kthen se kësaj gjëje nuk ia ka frikën dhe shton se i shkon mendja se cfarë mund të bëjë ajo.

9