Mimoza : Më fal që ta vura në dukje

March 28, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

debati-2-big-brother-albania227/03/09 15:47

Tre të nominuarat Adelajda, Lirita dhe Mimoza diskutojnë për natën e spetaklit. Ato janë në ankth, pasi kanë frikë që njëra prej tyre mund të jetë personi që mund të dalë. Meqë mund të jetë nata e fundit për njërën prej tyre, Mimoza propozon që të flenë të gjithë bashkë dhe të organizojnë dicka. Mimoza kapet me Adelajdën pasi ajo nuk e dëgjon. Adelajda i thotë që e ka nuk e ka mëndjen ,por nuk e shikon Mimozën në sy kur i thotë këtë. Mimoza i bën sërisht vëretje, por ajo i thotë që e ka tipin që nuk i shikon njerëzit në sy, dhe nuk e ndryshon dot këtë gjë. Bisedës së tyre i bashkohet dhe Anjeza e cila bashkohet me mendimin e Mimozës. Sipas mendimit të Adeljdës është budallallëk të kapësh për këto gjëra ,dhe i ngre zërin Mimozës, pasi ajo e ndërpret. Mimoza i thotë:-“Më fal që ta vura në dukje!” Republika është e ulur tek piano dhe dëgjon bisedën, duke ndërhyrë. Ajo thotë:-“Ti pëlqen të dëgjon difektet tek një person, por kur t`i vëmë ty në dukje nuk i pranon dot. Unë e di ku kam gabuar me ty, por nuk të kam thënë gjë pasi kam menduar që ti ke arritur të më kuptosh.” Adelajda i thotë që e ka kuptuar pasi në të kundërt , debatet do kishin shkuar më tej. Ajo shton që Republika në cdo debat me të, në momentin e sqarimit i ka thënë:-“Ik nuk dua të të dëgjoj!” Republika e pyet:-“Pse mendon që e kam bërë? Mos ndoshta se nuk dua të grindem më tej me ty?” Sipas Adelajdës ajo vet pyet, dhe vet përgjigjet, duke mos e lënë të shprehet.