Video – Koalicionet politike shqiptare në zgjedhjet e Malit të Zi

March 28, 2009   | Reportazh / Reportaža

zgjedhjet-parlamentare-ne-mali-te-ziNë zgjedhjet e nesërme në Malit të Zi, shqiptarët të ndarë në pesë lista zgjedhore

Qytetarët me të drejtë vote në Mal të Zi, janë ftuar që të dielën të marrin pjesë në votimet e parakohshme për 81 deputetët e parlamentit të ri të këtij vendi, për të cilat në garë janë 16 lista zgjedhore, shtatë koalicione dhe nëntë të pavarur. Shqiptarët paraqiten me pesë lista zgjedhore.

Sondazhet flasin për fitore të kryeministrit, Milo Gjukanoviç. Rreth 650 mijë banorët e Malit të Zi udhëhiqen prej 20 vjetësh nga komunistët e reformuar. Për Komisionin Evropian zgjedhjet në Mal të Zi janë vendimtare. Këtë pranverë Mali i Zi, që ka futur në qarkullim euro-n si monedhë monetare, dëshiron që me miratimin e Brukselit të bëhet zyrtarisht vend kandidat për pranim në BE. Nevoja, për të marrë një mandat të plotë antarësimi u shpreh edhe në deklaratën e qeverisë për zgjedhjet e parakohshme. Sondazhet parashikojnë që Blloku ”Mali i Zi Evropian” i Milo Gjukanoviçit të fitojë më shumë se gjysmën e votave. Në koalicion ndodhen tre partnerët e saj të vegjël dhe Partia Demokratike e Socialistëve. Kjo parti ka qenë në pushte në Mal të Zi në mënyrë të pandërprerë që prej përmbysjes së ish-Jugosllavisë, në vitin 1991.

Shqiptarët paraqiten me pesë lista zgjedhore dhe kjo sipas analistëve zvogëlon mundësitë që ata të sigurojnë pesë deputetët e garantuar me ligj. 1400 vëzhgues do t’i ndjekin votimet e së dielës, 200 prej të cilëve janë të huaj.

RTK

Në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të së djelës, që do të mbahen në Republikën e Malit të Zi, marrin pjesë edhe dy koalicione të subjekteve politike shqiptare: Lista Shqiptare dhe Perspektiva. Kandidatët për deputete të këtyre koalicioneve parazgjedhore pohojne se synimi i tyre është integrimi i shqiptarëve në Mal të Zi dhe zhvillimi ekonomik i trevave shqiptare. Korrepondenti Pëllumb Sulo njofton nga Mali i Zi.

YouTube Preview Image

Sipas sondazhit në faqen ton të internetit dalim me kto shifra momentale: