Qetsori: Jemi të gjithë miq të pastër

March 28, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

bisede-dreka-big-brother-albania-227/03/09 16:55

Qetsori diskuton për drekën me Adelajdën dhe Mimozën. Ai thotë që ka dëshirë që të hanë të gjithë bashkë, dhe shton:-“Në atë cerek ore, jemi miq të pastër!” Ai thotë që nuk është kuzhinier, por ka dëshirë dhe gatuan me kujdes. Adelajda i thotë:-“Sa mirë e ke mësuar Arjonin, pasi nuk ka qënë kështu në fillim.” Sipas saj Qetsori gatuan me shumë shije. Qetsori i thotë që nëse ai hap restorantin e tij do ftojë të gjithë “Big Brother”. Ai shton që do jetë i disponueshëm për të gjithë banorët në aktivitetet e tyre. Adelajda i thotë që nëse ajo bëhet prezantuese, ai do jetë një nga opinionistët e saj. Ato vazhdojnë bisedën duke diskutuar për dëshirat e tyre.