Të fitojmë të ardhura për bamirësi

March 28, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

per-proven-big-brother-albania-226/03/09 14:20

Adela dhe Dritani mbledhin të gjithë banorët për t’iu komunikuar se kanë ndërmend që të vendosin disa rregulla gjatë gatimit të picave, duke parë që një natë më parë patën disa probleme. Adela thotë se për të punuar më shumë, për të qënë më të rregullt e për t’u dukur më mirë do të ndajnë punët midis tyre. Ajo thotë se secili do të ketë detyrën e vetë dhe se si do ndahen detyrat do të diskutojnë të gjithë bashkë. Të gjithë banorët janë dakord me këtë ide dhe fillojnë të diskutojnë se cfarë do të bëjnë dhe ku ndjehen më mirë. Pozicionet e tyre vendosen dhe të gjithë e pëlqejnë përvec Bjordit, që nuk pranon të bëjë rolin që i caktojnë dhe mendon se secili duhet të bëjë picën e tij, pasi kështu u përcaktua që në fillim. Adela e sqaron se e rëndësishme në provën e javës është të bëjnë sa më shumë pica dhe të mbledhin sa më shumë të ardhura për bamirësi, e jo se cili do të gatuajë më shumë pica. Bjordi e kupton rëndësinë dhe pranon të bëjë atë rol që i përcaktojnë. Adela u kujton banorëve se në cdo kuti do të vendosin emrat dhe firmat e tyre, në varësi të porosisë.