Dhe njeriu u gënjye

March 30, 2009   | Intervista / Intervju

shaban-peraj_ulqin11Po qe se unë do të shkruaja një skenar, fjalët e para të tij do të ishin: “Dhe njeriu u gënjye!”
Më datë 22.03.2009, më cingëron telefoni nga një bashkëfshatar i imi, me që isha në Kosovë, dhe më informon për të rejat në Ulqin tani në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Mal të Zi. Në mes të tjerave më informon se në një “medie prestigjioze” paskën qenë të pranishëm kandidatët për deputetë nga kjo komunë, ku gjithnjë sipas tij gjithcka është debatuar, por jo ajo për çka kanë kandiduar këta, pra nuk pati këtu shpalosje të programeve, pati vetëm fyerje, sharje për njëri-tjetrin, po edhe “vetëkënaqësi” për të treguar se kush me kë bashkëpunon, sipas asaj që më tregon telefonuesi. Ajo që më bëri përshtypje më së shumti ishte një thënie e z. Bardhi, gjoja se “anamalasit me punë të përkohshme në botën e jashtme janë “fishfiriqë” në politikë dhe kjo nëse është thënë ashtu më ka befasuar e fyer rëndë! Ky prezentim i tij më rrënqethi aq shumë edhe pse kohët e fundit rrënqethjet më kanë zënë vend në jetën time. Çdo njeri që punon edhe gabon, por thënia e z. Bardhi për anamalasit është diçka tepër banale dhe e pamenduar. Thashë me vete, asgjë e re për këtë situatë parazgjedhore, këta janë njerëzit tanë të profesionalizuar në bërjen e punëve bizare e tejet të ulta. Me joseriozitet e filloi punën z. Bardhi, por jo vetëm ky, dhe me të njëjtën metodë si duket do ta përfundojnë.
Nga e gjithë kjo nuk mbetet më t’i besohet as vetes se lëre më mikut apo komshiut. Për të mos hyrë në analizën e thënies së z. Bardhi, së paku i njëjti si person publik e me karrierë të gjatë në politikë do duhej të kishte konsideratë për njeriun dhe vlerat e tij që të mos lejojë veten të përdhosin të tjerët, dhe kë, ata që mbajtën gjallë subjektin e tij politik dhe vet atë, ndaj me gjuajtje nuk është dashur të lëndojë shumë persona. Kungulli askujt nuk i shkon mbi ujë gjithmonë, ndërsa në katrahurën e paraqitjes televizive më duket se z. Bardhi ka humbur durimin, shpresën, por sido që të jetë mundësitë i ka pasur të mos i lëndojë miqtë dhe kolegët e vet.
Shqiptarët në Mal të Zi nuk kanë qenë kurrë më të përçarë e më të shkapërderdhur nëpër parti politike, ndaj jemi bërë pikë e pesë pikërisht me politikën e tyre dështuese, dhe kjo pa zgjedhur mjete ka për të na kushtuar shtrenjtë. Kjo si duket i ka trimëruar ata e i ka bërë të fortë për të sharë e nënçmuar të tjerët e që kur i analizon mirë punët e tyre të kujtojnë thënien: “Besnik bëhu e besë mos u zë”, sepse këtë thënie është dashur ta shtijmë në përdorim kaherë, por prapë nuk është vonë.
Fjalët e thëna nga z. Bardhi do të mbesin gjatë në kujtesën e anamalasve në Amerikë, po edhe të këtyre që jetojnë këtu, sepse këto fjalë vlejnë edhe për ta pasi ata të atjeshmit këtu kanë baballarët, vëllezërit, motrat e të afërmit e kjo është një fyerje për ta, pavarëssht se në ç’kuptim është thënë. Secili prej anamalasve në këto rrethana do të jetë kundër vetës sepse tani e ka të qartë se e ka humbur kohën kot për këto vite. Aty nuk është thënë asgjë që nuk është menduar, krejt ajo thënie e z. Bardhi është një thënie akulturimi në rast se mund ta quajmë politikan të mirëfilltë. Kjo deklaratë e pamatur dhe e pagjykuar mirë është e dëmshme për vet kuptimin e e fjalës “fishfiriqa”, dhe gjithnjë sipas mendimit tim duket se z. Bardhi ka qenë i zënë ngushtë duke mos pasur guximin të ballafaqohet me të vërtetën nga ku kjo patate e nxehtë do t’i djegë duart. Populli shqiptar në Mal të Zi nuk do të pranojë kompromise të politikanëve të cilët në propagandën e tyre elektorale përdorin falë përbuzjeje e nënçmimi me çka koha do të tregojnë anën tjetër të medaljes. Me plot arsye mund të pohoj se deklaratat e tilla kanë shkaktur shqetësim dhe indinjatë të thellë te anamalasit për çka z. Bardhi do t`i kërkoja që tu kërkonte falje publike atyre, nëse jo për dicka tjetër atëherë për hirë të qetësisë, mirëkupimit e tolerancës, që t’u flitet atyre për dështimet dhe keqësimet e raporteve për cka edhe ai vetë përsonalisht i ka kontribuar. Kjo është e drejta e tij morale se si dhe me cilin do të bisedojë për “mendimin e dhënë për anamalasit” gjë që nuk ka qenë e menduar mirë, për të shpërlarë trurin e atyre që janë dëshmuar për mikpritje, besë e burrëri, gjë që në këtë situatë është e dënueshme dhe e dëmshme për vetë ata.
Ky fjalor i z. Bardhi nuk është i rastësishëm ndaj është i çuditshëm fakti se me anamalasit komunikohet vetëm nëpërmjet mediave, nuk e sheh të arsyeshme që këtë ta bëjë drejtpërdrejt ai vetë, apo përmes përfaqësuesve të tij, ndaj do t’i propozoja që të gjejë kurajo dhe të ballafaqohet me ta, me të vërtetën, me kërkesat e tyre. Të ketë guximin të shikojë nga lartë në poshtë atë popull të pastër si loti, të pafajshëm në tokën e vet i cili vazhdon të vuajë të zitë e ullirit pikërisht me fajin e tij e të tjerëve. Kështu siç veproi ai nuk bëhet marketing politik, bile jo tani kur ata i trajton si qytetarë lokalë duke futur “në xhepa frytin e tyre për ta ndarë pastaj atë me …

Shaban Peraj
Koha Javore

2