Laureatë, katër kompani nga Ulqini

March 30, 2009   | Ekonomia / Ekonomija

nazif-cungu-i-ka-takuar-cmimi-e2809cmali-i-artee2809dDhoma e zejtarëve-sipërmarrësve të Malit të Zi ndau çmimet vjetore
Pronarit të kompanisë “Cungu&Co”, Nazif Cungu, i ka takuar çmimi “Mali i artë” për sektorin e tregtisë, ndërsa në mesin e 14 menaxherëve të shpërblyer me çmime janë pronarët e kompanive nga Ulqini “Faf&Co” – Servet Husiq, “Ardi Company” – Sabri Zejnelagiq dhe “Arena Milk” – Nizami Mavriq.
Podgoricë – Pronari i kompanisë “Cungu, Nazif Cungu, u shpërblye me Çmimin “Mali i artë” (Zlatna Gora), ndërsa tre pronarë të tjerë të kompanive nga Ulqini fituan Çmimin “Menaxherë të vitit” në ceremoninë vjetore të organizuar të premten nga Dhoma e Zejtarëve-Sipërmarrësve të Malit të Zi.
Përveç Cungut, Çmimi “Mali i artë” u takoi edhe pronarëve të kompanive “Kerber”, Sllavko Vujisiq, “Mesopromet” – Hilmi Franca, kompanisë “Flores” – Veselin Vuçiniq dhe “Voli Trade” – Dragan Bokan.
Pronarit të kompanisë “Cungu&Co” i ka takuar çmimi për sektorin e tregtisë, ashtu si dhe pronarit të kompanisë “Voli Trade”, pronarëve të kompanive “Kerber” dhe “Mesopromet” në fushën e turizmit-hotelierisë, ndërsa pronarit të kompanisë “Flores” në fushën e bujqësisë.
Në mesin e 14 menaxherëve të shpërblyer me çmime janë pronarët e kompanive nga Ulqini Faf&Co, Servet Husiq, “Ardi Company” – Sabri Zejnelagiq dhe “Arena Milk” – Nizami Mavriq.
Pronarit të kompanisë Faf&Co, Servet Husiq, i është dhënë çmimi në fushën e ndërtimtarisë dhe përpunimit të drurit, për prodhimin e dyshekëve, pronarit të “Ardi Company” Sabri Zejnelagiq për fushën e përpunimit të hekurit, elektroteknikës dhe automekanikës, ndërsa pronarit të “Arena Milk” Nizami Mavriq në fushën e sektorit të prodhimit të qumështit, tekstilit dhe lëkurës.
Dhoma e Zektarëve-Sipërmarrësve ka shpërblyer me çmim edhe gazetarin Mustafa Canka, bashkëpunëtor i disa mediave vendore dhe të huaja.
Dhoma e Zejtarëve-Sipërmarrësve ka ndarë çmimin e Menaxherit të vitit për 14 pronarë të ndërmarrjeve, pesë personalitete në fushën e ekonomisë dhe 12 institucione dhe individë nga Mali i Zi dhe jashtë.
Ulqin Biznes Asociacioni ka organizuar të hënën një konferencë për shtyp ku janë prezantuar afaristët dhe ndërmarrjet e shpërblyera të Ulqinit që janë anëtare të këtij asociacioni.


(Kohapress)