Në Malin e Zi, fiton partia e kryeministrit Milo Gjukanoviq

March 30, 2009   | Shtypi / Mediji

ne-malin-e-zi-fiton-partia-e-kryeministrit-milo-gjukanoviqKryeministri i Malit të Zi Milo Gjukanoviç shpalli fitoren në zgjedhjet paralamentare të vendit. Gjukanoviç pas mbylljes së qendrave të votimeve, u shpreh se votuesit zgjodhën begatinë ekonomike të vendit dhe të ardhmen evropiane. Koalicioni qeverisës i kryeministrit, “Për një Mal të Zi Evropian”, ka bërë përpjekje për bisedimet e anëtarësimit të Malit të Zi në Evropë. Një organizatë e pavarur e vëzhgimit të votimeve, “Qendra e Monitorimit”, thotë se të dhënat tregojnë se koalicioni qeverisës udhëheq ndjeshëm, me 51 për qind të votave, e pasuar nga opozita pro-serbe, me rreth 17 për qind të votave.
Gjukanoviç kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve një vit e gjysëm para kohe, duke thënë se do të fitojë mandatin për bisedimet e anëtarësimit të vendit në BE. Por opozita e ka akuzuar partinë e Gjukanoviç dhe përkrahësit e tij, se kërkuan zgjedhje të parakohëshme para se kriza ekonomike botërore të godasë vendin ballkanik me rreth 680 mijë banorë. Pese subjektet politike shqiptare, të cilat garuan në zonën e veçantë zgjedhore, ku shqiptarët përbëjnë shumicën e popullatës, fituan 4 vende në Parlamentin e Malit të Zi.

ALSAT


VIDEO – Top Channel

http://shqiphost.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/fitorja-gjukanovic.flv