Aida: Unë të shikoj si mik

March 31, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

aida-tani-sqarimi-big-brother-albania-228/03/09 16:59

Dritani dhe Aida diskutojnë për Mesidën. Dritani i thotë që në javën e dytë që hyri Mesida i ka kërkuar që ta nominonte. Ajo e sqaron dhe i thotë që ajo i kishte kërkuar që ta studionin, pasi nuk e njihnin. “Të kam thënë që nuk po pozicionohet!”-thotë ajo. Dritani i thotë që ajo në fillim i kishte thënë që duhet studjuar, dhe pas disa ditësh ajo ishte afruar me të. “Unë nga kjo nxorra disa përfundime të miat, dhe nuk më pëlqeu ajo që pashë tek ty!” Aida e pyet se cfarë kishte parë ai tek sjellja e saj. Sipas Dritanit ishte mënyra se si ajo ndryshoi qëndrim kundrejt Mesidës, dhe se si kjo e fundit u bë kundër Adelajdës. Aida ia kthen:-“Je keqkuptuar!” Ato vazhdojnë duke diskutuar për nominimin e Mesidës. Ajo thotë:-“Unë nuk e kam nominuar Mesidën!” Dhe Dritani shpreh të njëjtën gjë, duke shtuar që ai nuk nominon dikë kur i thotë dikush tjetër. Aida i thotë që kohët e fundit ai ka mbajtur distancë ndaj saj, dhe për këtë gjë asaj i ka ngelur hatri. Ajo i thotë:-“Unë ty të konsideroj mik dhe jo lojtar! Ti dhe Lirita jeni miqtë e miqtë e mi këtu brenda!” Dritani mundohet ta sqarojë duke i thënë që distancimi i tij ka ardhur si pasojë e qëndrimit të saj me Mesidën. Aida i thotë:-“Ti më shikon si lojtare, ndërsa unë si mik!” Dritani i thotë që ajo e ka gabim. Ai thotë:-“Mua më shërbeu sqarimi. Faleminderit!” Aida i thotë që shpreson që ai t`i këtë marrë në sensin e duhur.