Rezultatet preliminare të zghedhjeve parlamentare në Mal të Zi

March 31, 2009   | Politika

zgjedhjet-parlamentare-ne-mal-te-zi-2009_rezultatetKomisioni Shtetëror Zgjedhor i Malit të Zi ka konfirmuar sot fitoren bindëse të :

  • 1.Koalicionit “Mali i Zi Evropian”, që udhëhiqet nga kryeministri, Millo Gjukanoviq.

Komisioni tha se, sipas rezultateve preliminare, ky koalicion ka fituar 48 nga 81 vendet në Parlamentin e Malit të Zi,ku votuan 168.290 notues, dhe kjo i mundëson koalicionit, që vetë ta formoj qeverinë.
Z.Gjukanoviq pat kërkuar zgjedhje të parakohshme, duke thënë se ai dëshiron ndërmarrjen e reformave të dhembshme ekonomike dhe sociale, që janë të nevojshme për afrim me Bashkimin Evropian.
Por, opozita konsideron se qeveria është ngutur me zgjedhje të parakohshme për shkak të frikës se kriza globale financiare ka mundur ta dëmtoj popullaritetin e z.Gjukanoviq në periudhë afatgjatë.
Në anën opozitare,

  • 2.Partia Popullore Socialiste ka marre 16.3 % ose votuan 54.545 votues,
  • 3. Demokracia e Re Serbe  8.9 % të votave ose votuan 29.885 votues,
  • 4.Lëvizja për Nryshime ka marre 5 vende ose votuan 19.546 votues,
  • 5. Koalicioni popullor 2 mandate.

Partitë shqiptare kanë siguruar 4 vende në parlamentin malazez me 5.8 % të votave. Komisioni i Zgjedhjeve deklaroi se pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë në masën 49.6 %. Zgjedhjet e përkohshme në Mal të Zi u monitoruan nga 1000 vëzhgues ndërkombëtare të OSBE/ODIHR. Në këto zgjedhje garuan 16 koalicione politike, 5 nga të cilat ishin shqiptare.
Sipas rezultateve paraprake, të Qendrës për Monitorim (CEMI), shqiptarët kanë fituar katër nga pesë mandate të mundshme në parlamentin republikan.  Me nga një deputet do të përfaqësohen:

  • 1.Unioni Demokratik i Shqiptarëve ku votuan 4.747 votues,
  • 2.Forca e Re Demokratike ku votuan 2.939 votues,
  • 3.Koalicioni shqiptar “ Perspektiva”ku votuan 2.619 votues,
  • 4.Lista shqiptare  Lidhja Demokratike në Mal të Zi- Mehmet Bardhi dhe Alternativa Shqiptare Gjergj Camaj ku votuan 2.898 votues,
  • 5.Partia e Propseritetit Demokratik është subjekti i vetëm nacional shqiptar i cili nuk arriti të hyjë në  Kuvendin e Malit të Zi.

Ndërsa duhet cekur se Mali i Zi mori note kaluese nga Bashkimi Europian per zhvillimin e zgjedhjeve. Procesin e se dieles, Keshilli dhe Komisioni Europian e konsideruan si te lire dhe te ndershem, nje vleresim shume i rendesishem ky per integrimin.

Ne nje komunikate per shtyp, perfaqesuesi i larte per politiken e jashtme dhe sigurine ne BE, Havier Solana, pergezoi zhvillimin e zgjedhjeve te lira, qe sipas tij plotesuan rekomandimet e OSBE-se dhe Keshillit te Evropes.

“Presim qe qeveria e re do te bashkepunoje ngushte per realizimin e reformave drejt BE-se”, tha Solana. Nderksa komisioneri per Zgjerimin, Oli Rehn vleresoi se zgjedhjet nuk paten probleme madhore. Ai shtoi se ne kete vend ku ka consensus te gjere per integrimin ne Europe, qeveria e re duhet te punoje me opoziten per ta konsoliduar kete konsensus e per t’u bere shembull per rajonin.

Zgjedhjet nuk ishin kriter per statusin e kandidatit ne rastin e Malit te Zi, por ky vend duhet te tregoje rezultate ne zbatimin e MSA-se dhe te vijoje reformat ne rrugen drejt BE-se.