Surpriza për Arjonin | Big Brother Albania 2

March 31, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

arjoni-takon-mamane-big-brother-albania-228/03/09 23:35

Banorët kanë qenë të gjithë të mbledhur pranë materialeve të provës së javës, jashtë në oborrin e shtëpisë së Big Brother, kur aty ka ardhur një grua me një zarf në dorë, që fillimisht është lënë të kuptohet se ishte një person që kishte të bënte me provën e javës. Ajo i ka takuar me rradhë të gjithë banorët dhe ka përqafuar Arjonin, gjë që i lënë të tjerët pak të habitur. Më pas, Arbana ka zbuluar se ajo ishte pikërisht mamaja e Arjonit, por që në jetën profesionale ishte një stiliste. Ajo i ka dhënë Arjonit, të shtangur nga surpiza, por në të njëjtën kohë dhe po aq të lumtur, një zarf që ai duhet ta hapte vetëm në momentin që Vëllai i Madh do t’i thoshte ta bënte. “Na jeni bërë si të shtëpisë!” – u ka thënë ajo banorëve. Pas kësaj, i ka përqafuar të gjithë me rradhë dhe është larguar.

2