Surprizë për Aidën

March 31, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

aida-dhe-juna-big-brother-albania-228/03/09 21:14

Një jetë me mungesa. Kështu mund të përkufizohet historia e Aidës, njërës prej banoreve. Ajo ka treguar që ka humbur nënën kur ishte fëmijë ,dhe pak më vonë ka humbur dhe të atin. Motra i jeton larg, dhe i dashuri e ka lënë për të ikur në Amerikë,edhe pse lidhja e tyre është ende e fortë dhe për t`u kuptuar. Big Brother gjatë spetaklit i ka bërë asaj një surprizë, dhe është ajo që ka vendosur që ta pranojë,ose jo. Ajo takon shoqen e saj të ngushtë Junën. Aida u gëzua shumë nga kjo surprizë. Juna i shprehu mbështetjen e saj dhe të njerëzve të saj të afërt. Të gjithë banorët e pritën me duartrokitje.

1