Adi : Ti duhet të fitosh

adi-bjordit-big-brother-albania-229/03/09 02:57

Bjordi është mërzitur për daljen e Liritës nga shtëpia e Big Brother. Ai ka qarë më pas në dhomën e gjumit. Adi i ka thënë se ai duhet të bëhej i fortë, duhet të shihte përpara dhe jo prapa. Ai ka shtuar se edhe ai e kishte dashur Liritën dhe ishte mërzitur për daljen e saj, sepse ajo nuk e meritonte të dilte, por kjo ishte loja dhe Bjordi duhet ta kuptonte këtë. “Unë kam hallin tënd!” – i ka thënë ai, i shqetësuar se kjo gjendje e ulët emocionale, mund të ndikonte për keq tek Bjordi e rrjedhimisht edhe tek ai dhe për pasojë, mund të ndryshonte drejtimin që Adi donte t’u jepte gjërave.
“Ti ke të drejtë të fitosh, – i ka thënë Adi Bjordit, ti që ke moral të pastër!”. Ai ka shtuar se këtë duhet t’u transmetojnë edhe njerëzve, këtë duhet të kuptojë edhe publiku, që duhet të fitojnë njerëz si Bjordi që duan të ndryshojnë botën. Por, sipas Bjordit, ai që e meriton fitoren është Adi, sepse ai duhet të rindërtojë jetën e vet, sepse ai(Bjordi) e kishte jetën përpara. Adi ka thënë se ai nuk kishte cfarë të ndërtonte më, e shumta që mund të bënte ishte të ngrinte themelet, për ata që duhet të ndërtonin (duke aluduar për Bjordin).