Anjeza dhe Adelajda : Mua më imitojnë

adelajda-big-brother-albania-230/03/09 00:00

Duke biseduar jashtë në oborr, Anjeza i ka thënë Adelajdes të sillet pak më ëmbël me Bjordin. “Me personin që do!”- ka plotësuar Arjoni. Adelajda i ka thënë se e kishte gabim atë që tha dhe Arjoni ka vazhduar duke thënë se nuk mund ta pranonte që ajo t’i thoshte se nuk e donte Bjordin. Adelajda ka shtuar se kështu janë sjellë gjithmonë me njëri-tjetrin dhe se madje, kishte disa persona që ishin munduar ta imitonin sjelljen e saj, që ishin munduar të vepronin me Bjordin, ashtu siç bënte ajo. Mimoza, Arjoni dhe Anjeza i kanë kërkuar t’u tregojë se kush ishin këta persona, por Adelajda nuk u ka dhënë asnjë përgjigje.