Bjordi : Buxheti i javës

bjordibuxheti29/03/09 12:17

Banorët mblidhen për të diskutuar mbi buxhetin e javës. Kryefamiljari është Bjordi, i cili u lexon banorëve letrën me udhëzimet për shpenzimet e kësaj jave. Afër tij janë Sori dhe Dritani të cilët e ndihmojnë në përllogaritjen e shpenzimeve. Arjoni hedh mendimin se meqë kanë më shumë para` në dispozicion, të marrin edhe produkte shtesë përvec atyre që u duhen për javën. Qetsori kërkon që këtë javë të konsumojnë shumë peshk dhe ndërmjet tij e banorëve fillon një debat për këtë gjë. Sipas tij, më mirë të blejnë peshk sesa fruta që disa i hanë e disa jo. Të tjerët i thonë se do marrin peshk, por jo në sasi aq të madhe sa pretendon ai. Arjoni del në mbrojtje të idesë së Sorit, pasi mendon se ai po i kërkon në të mirë të gjithë banorëve. Bjordi bën përllogaritjet e fundit të buxhetit me ndihmën e Aidës dhe Tanit.