Adelajda : Do na marrin lekët

adela-per-nominimet-big-brother-albania-231/03/09 16:33

Adelajda diskuton me Mimozën në lidhje me nominimet e të shtunës. Ajo i thotë:-“Të duket pak që thashë emrin e Bjordit!” Mimoza i thotë që ajo ka vepruar shumë keq. Adelajda i thotë që ato duhet të mendojnë që të gjithë janë konkurentë, dhe shton:-“Nuk duhet të mendojmë më se këtë nuk e nominoj dot. Ato janë konkurentët tanë, dhe ne jemi në lojë.” Ajo përdor dhe shprehjen e Qetsorit –“Do na marrin lekët, duhet t`i nxjerrim!” Ajo thotë që është penduar shumë që ka nominuar Bjordin, dhe shton:-“Nuk e bëj më atë gabim. Nuk e di nga më erdhi ai mendim i ndritur!” Sipas saj ajo nominoi Bjordin pasi mendonte që ai nuk rrezikonte. Mimoza i thotë që është shumë e vështirë momenti i nominimit. Sipas Adelajdës janë ato që e bëjnë lojën e vështirë.

3