Adelajda : Nuk mund ta vlerësoj një transvestit

adelajda-per-transvestitet-big-brother-albania-230/03/09 03:44

“Unë e quaj për ofendim të flas me ato!” – ka thënë Adelajda duke folur për transvestitët. Për Bjordin dhe Aidën ishte njësoj si ndryshimi nga bjonde në brune. Ke qenë brune, nuk ndiheshe mirë si e tillë dhe bëhesh bjonde. “Unë mund ta vlerësoj si njeri, – ka vazhduar Adelajda, – por nuk mund ta vlerësoj për atë që ka bërë!”. Për të, një njeri që ishte kthyer nga burrë në grua, nuk kishte asnjë vlerë. “Ti nuk e koncepton dot cfarë ndjen një njeri i tillë, – i ka thënë asaj Bjordi, – prandaj flet kështu!” Sipas tij, Qetsorit dhe Aidës, vlerat qëndrojnë pikërisht tek të pranuarit e vetvetes për atë që janë dhe mospasja turp për të dalë hapur. Adelajda ka vazhduar të thotë se ata janë të lirë të bëjnë cfarë të duan me trupin e tyre, por ajo nuk mund t’i vlerësonte për atë që bënin. “Kur ti vet nuk lufton për atë që ti do, si mund t’i kuptosh ata që e bëjnë!”- i ka thënë Bjordi.