Adi : Adelës i ka hipur vetja në qejf

adi-dhe-bjordi-big-brother-albania-231/03/09 01:45

Adi i ka thënë Bjordit se duhet të sqarohej patjetër me Aelën, për punën e nominimit të tij nga ana e saj. Ai i ka thënë gjithashtu se nuk mund të ndërhynte pa u sqaruar njëherë vet Bjordi me të, sepse do të bënte të njëjtin gabim që Adela kishte bërë me Mimozën, kur ishte shprehur për Adin, pa folur njëherë me këtë të fundit sesi ishte e vërteta, që atij duhet t’i vinte turp për atë që i kishte bërë Mimozës. Adi ka thënë se në mendjen e vet ai e kishte menduar dhe e dinte se çfarë do t’i thoshte. “Më duket se asaj i ka hipur vetja në qejf!” – i tha ai Bjordit, duke shtuar se tani e tutje Bjordi nuk kishte më punë t’i vinte nga pas Adelës, por ishte ajo që duhej t’i vinte nga pas atij.