Adi : Bjordi është i vecantë

adiadela-per-bjordin-big-brother-albania-231/03/09 14:10

Adi duke i bërë tualet Adelës, e pyet për marrëdhënien me Bjordin dhe se cfarë vendosën. Adelajda mendon se të dy duhet të gjejnë një zgjidhje për këtë problem. Ajo i tregon se ata janë dy botë të ndryshme dhe secili prej tyre duhet të vazhdojë jetën e vetë. Adi e ngacmon dhe i thotë që pas kësaj ata u puthën apo cfarë dhe Adela ia kthen menjëherë se jo. Adi i thotë se është e dukshme që asaj i ka ikur truri për të, por Adela nuk e pranon këtë gjë. Adi e pyet atë se ndoshta e mendon se e ka futur në xhep Bjordin dhe se këto janë vetëm lojëra të saj. Adela i tregon se ata edhe si miq nuk mund të qëndrojnë, pasi janë shumë të ndryshëm nga njeri-tjetri. Sipas vlerësimit të Adit, Bjordi është një djalë shumë i vecantë dhe me shumë vlera. Edhe Adela e mendon këtë gjë dhe thotë se Bjordi kaq sa ka ndryshuar, e ka bërë vec për të edhe pse ajo nuk do donte.