Adi dhe Bjordi : Nuk mund t’i vij më Adelës nga pas

adi-bjordi-per-adelen-big-brother-albania-231/03/09 01:40

mendon që me këtë që ka bërë, ajo i ka ulur shumë pikë vetes. Adi e ka pyetur Bjordin a ishin sqaruar ata me njëri-tjetrin dhe i ka treguar se Adeljada i kishte thënë se ai vet i kishte thënë të thoshte emrin e tij. Sipas Bjordit, kjo nuk ishte e vërtetë, ai i kishte thënë që nëse ndonjëherë nuk do të kishte cfarë emri të thoshte, le të jepte emrin e tij, por kjo kishte ndodhur para një muaji. Adi tha se Adelajda kishte bërë shumë gabim. Sipas Bjordit, kjo ishte një gafë jo e vogël dhe e detyronte atë që të sillej ndryshe me Adelajden. “Unë nuk mund të dal si budalla, duke u treguar gjithmonë i mirë!- ka thënë ai. Ai ka shtuar se nuk mund t’i rrinte gjithmonë nga pas Adelës dhe ajo t’i thoshte “ik”. “Adelës i pëlqen që unë t’i vij vërdallë e më thotë “Ik!”, pastaj sapo unë i rri larg, më vjen nga prapa gjithë ditën!”- ka thënë Bjordi. Sipas tij, ajo mund të kishte nominuar këdo nga banorët e shtëpisë, Mozën, Bikën, Adin, por jo atë, sepse gjithcka që ajo ka dhënë, e ka dhënë prej tij. “Unë jam pasqyra e Adelës këtu brenda!” – tha Bjordi, duke shpjeguar se qëndrimi me të, kishte nxjerrë në pah të mirat dhe të këqijat e Adelajdes. “Me këtë që ka bërë, ajo më ka nënvlerësuar shumë!” – ka shtuar Bjordi. Ai ka sqaruar se nuk e shqetësonte aspak nominimi, por arsyeja që kishte dhënë, që sipas tij, nuk ishte kot, por ishte e vërtetë. “Duhet t’ia thuash patjetër!” – e ka këshilluar Adi. “Tani është momenti që Adela të marrë në dorë situatën dhe të luftojë për të marrë atë që do!” – ka përfunduar Bjordi.