Aida: Nuk të nxjer në nominim

aida-dhe-tani-bisede-big-brother-albania-231/03/09 20:49

Aida përfiton nga momenti që është vetëm me Dritanin për ta pyetur në lidhje me nominimin. Ajo e pyet:-“Ti vërtet do të jesh në nominim?” Dritani i përgjigjet që është vlerësim po të jesh, dhe se mendon që ai do dalë. Aida i thotë që nominimi është një lloj testimi. Dritani i thotë:-“Duro dhe pak se do ta shuaj kuriozitetin nëse kam dëshirë të jem në nominim, apo jo!” Aida i kthehet:-“Në nominim dua të jem vetë, ndërsa ty nuk të nxjerr!” Sipas tij ai disa veprime i kthen në favorin e tij. Ajo tregon që kishte parë filxhan dhe shton:-“Më tha rrugë të mbarë!” Ajo këshillon Dritanin që ngacmimet t`i bëj pak më të rafinuara, sepse sipas mendimit të saj janë të turbullta. Dritani i thotë që ka qejf ta ngacmojë, por i vjen keq që gjejnë terren të tjerët nga kjo gjë. Ai vazhdon diskuton për nominimet dhe shton:-“Këtë javë është e fortë! Përplasen katër veta dhe rrinë Antonini dhe Anjeza!” Sipas Aidës nga të rinjtë priten ‘fildisha’. Dritanit thotë që banorët janë lidhur shumë me njëri-tjetrin, dhe u duket sikur humbasin dicka kur largohet dikush.