Anjeza: I kam vëzhguar të gjithë

anjeza-diskutim-qetsorin-big-brother-albania-231/03/09 18:59

Anjeza dhe Qetsori kapen me fjalë me njëri-tjetrin. Ajo i thotë që është e bindur që ai nuk e njeh aspak atë. Qetsori e pyet:-“ Në momentin që je lodhur dhe të ‘shtyjnë’ që të biesh, ke qejf që të jem unë, apo do që të jetë dikush tjetër?” Sipas saj nuk ka rëndësi kush do jetë, dhe shton:-“Kam qejf të marrin atë zhgënjimin që nuk do e arrijnë dot!” Sipas Anjezës, Qetsori e mendon si ajo. Ai e kundërshton duke i thënë që ai ndryshon mënyrën e lojës duke ndryshuar këndvështrimin e gjërave. Qetsoti shton që nuk qëndron në një pozicion fiks. Anjeza i thotë që e ka vënë re këtë gjë tek ai. Ai i kthehet:-“Ti më ke ruajtur mua!” Anjeza i thotë:-“I kam vëzhguar të gjithë!” Qetsori i kundërpërgjigjet duke i thënë që ajo ndoshta ka kuptuar ato gjëra që ai ka dashur t`i tregojë. Ajo i thotë që në disa raste ka ndodhur, dhe shton:-“Unë arrij të kap aq sa mundem, dhe atë që nuk e kap është zotësia jote!” Ajo i thotë që ai me Arjonin ngjajnë shumë, aq sa përdorin të njëjtat shprehje. Anjeza thotë:-“Nuk e kam kuptuar ke marrë ti nga Arjoni, apo ai nga ty!”