Bjordi dhe Adela : Unë besoj në një zot

bisede-feja-big-brotjer-albania-230/03/09 03:11

Duke dëgjuar një bisedë të Adelajdes dhe Bjordin, në lidhje me fenë, pas ikjes së tyre, Anjeza ka pyetur banorët e tjerë në lidhje me këtë. Qetsori i ka shpjeguar se Adelajda është besimtare myslimane dhe ka shumë njohuri në lidhje me fenë islame, pasi ka ndjekur një kolegj fetar në Shkodër. Anjeza ka pyetur sesi ishte e mundur që nuk ishte e mbuluar dhe ai i ka thënë, se mesa dinte, ajo e kishte lënë përgjysmë. Anjeza ka treguar se edhe ajo kishte ndjekur për një kohë goxha të gjatë kurse të këtij lloji. Qetsori e ka pyetur atë nëse kjo gjë e kishte bllokuar apo i kishte pëlqyer. “Unë besoj në një zot!” – ka thënë Anjeza. Aida ka thënë se ajo nuk donte të hynte në të tilla biseda, që kishin të bënin me fenë. Më pas diskutimi i tyre ka kaluar në diskutime për histori paranormale, nga të cilat Qetsori ka preferuar të dalë, duke i lënë banorët e tjerë paksa të habitur.