Bjordi dhe Adelajda : Tani e ke ti në dorë

bjordi-dhe-adelajda-big-brother-albania-231/03/09 03:00

“Ti je mërzitur për nominimin?”- e ka pyetur Adelajda Bjordin. “E mendova dhe nuk është kaq e lehtë!” – i ka thënë ai. Ai i ka thënë se me këtë që ka bërë ajo e ka vënë në të njëjtin nivel me banorët e tjerë të shtëpisë, kur e vërteta nuk është aspak kështu, të paktën ai mendonte se ishte më i rëndësishëm sesa të tjerët për të. Adelajda ka pohuar dhe ka rishpjeguar se e bënte sepse e dinte që ai nuk rrezikonte. Sipas Bjordit, nominimi nuk ka asnjë lidhje, por kishte arsyeja që ajo kishte dhënë. Ai tha se tani ai ndihej i detyruar të bënte atë që kishte thënë ajo: t’i rrinte larg. Bjordi ka vazhduar duke thënë se e kishin bërë një herë këtë bisedë, që ai nuk duhet të sillej siç po sillej, por duhet t’i rrinte larg dhe ai kishte gabuar përsëri. “Tani e ke në dorë ti!” – i ka thënë ai Adelës. “E çfarë do të ndryshoj tani?”- e ka pyetur ajo Bjordin. “Do të rrimë si atë ditë që më ke thënë të rrimë larg.”- ia ka kthyer ai duke shtuar se kjo e kësaj të shtune ishte vetëm një gjë e vogël, por që ajo duhet ta kuptonte vet, nuk ishte diçka që të mund t’ia shpjegonte ai. Sipas këndvështrimit të saj gjërat po shkonin mirë. Bjordi i ka thënë se mund të ishin mirë për Adelën, por jo për Bjordin. Siç kishte menduar ai për të, duhet të mendonte edhe ajo për të e të mos e linte të bënte figurën e injorantit apo budallait. Për më tepër, sipas tij, ajo nuk po dinte t’u jepte gjërave, vlerën e duhur. Ajo i ka thënë se e vlerësonte Bjordin, përtej shakave, apo lojës që mund të ishin duke bërë. “Pastaj gjërat duken!”- ka thënë ajo. Sipas saj, ata të dy e dinin mirë se cfarë kishin me njëri-tjetrin dhe nuk ishte e nevojshme t’i thoshin. Por, sipas Bjordit, ata nuk ishin të qartë as me njëri-tjetrin. “Atëherë ne nuk kemi një lidhje me njëri-tjetrin!”- ka thënë ai. “Nuk kemi, sigurisht që nuk kemi!”- është përgjigjur Adelajda. “Atëherë muhabeti mbaroi këtu! – i ka thënë Bjordi. – Tani nuk është më problemi im!” Por Adelajda i ka kërkuar sqarime të mëtejshme. Bjordi i ka thënë se tani duhet të fillonte të mendonte atë që kishte, atë që donte dhe atë që duhet të bënte për ta arritur. Ajo ka përmbledhur në pak fjalë se ajo cfarë kishte deri tani ishte hyrja në shtëpinë e Big Brother, gjë që kishte dashur ta bënte, marrëdhënia normale me banorët e shtëpisë, shoqëria me një pjesë të tyre, gjetja e njerëzve të cilët i donte fort dhe e donin dhe që i respektonte e vlerësonte dhe që e respektonin. Një prej tyre, sipas saj, ishte edhe Bjordi. Ajo që donte, ishte të shkonte deri në finale, duke patur në krah këta njerëz. “Ti nuk ke kutuar asgjë!” – i ka thënë Bjordi asaj. Ai ka shtuar se kishte dalë shumë jashtë karakterit të tij për të dhe ajo as e kishte kuptuar, as e kishte vlerësuar. Ajo i ka thënë se kishte dy zgjedhje: të bënte të tjerët të ndihen keq, duke aluduar për familjen, ose të bënte të ndihej keq ai. Sipas Bjordit, ky ishte një konflikt pa zgjidhje, sepse ajo s’mund të ndryshonte dot familjen e saj e për më tepër ai nuk mund ta pretendonte këtë. Adelajda ka filluar të qajë, duke thënë se nuk i kishte të gjitha gjërat ajo në dorë, por Bjordi i ka thënë se gjithcka që kishte të bënte me jetën e saj, e kishte ajo në dorë. Sipas Adelës, ajo nuk i kishte kërkuar ndonjë gjë të madhe dhe se ajo dinte të mjaftohej me kaq sa kishin. “Nuk mund të mjaftohem unë!” – i ka thënë Bjordi. Ajo i është përgjigjur se e dinte këtë dhe kishte pritur t’ia thoshte, por ka shpresuar se ndoshta, duke menduar se ajo cfarë kishin, vlente, ai nuk do t’i kërkonte më tepër. “Ti ke nevojë për një lidhje këtu brenda?- e ka pyetur ajo Bjordin. “Ne kemi krijuar dicka, që tani kërkon të evoluojë!”. “Më thuaj cfarë do, të të them e bëj apo jo!- e ka pyetur Adelajda Bjordin. “Ne nuk kemi relatë!” –i ka thënë ai. “Për këtë nuk mund të bëj asgjë!” –ia ka kthyer ajo.
Ata e kanë ndërprerë bisedën në dhomën e gjumit për ta rimarrë sërish jashtë, në oborrin e shtëpisë.

1