Dritan : Ti je ndryshe nga ç’dukesh

dritan-per-aiden-big-brother-albania-231/03/09 21:30

“E ke pyetur ndonjëherë se cfarë imazhi përcjell ti?”- e ka pyetur Dritani Adiën. Ajo i ka thënë se e dinte se cfarë imazhi përcillte. Dritani ka vazhduar duke i thënë se kur e kishte parë në fillim, nuk i kishte pëlqyer aspak, pastaj kur e kishte njohur, kishte krijuar tjetër përshtypje. “Ti je shumë ndryshe nga ç’dukesh!” – i ka thënë ai. Ai i ka thënë gjithashtu se nuk i pëlqente aspak qëndrimi i saj. “Mënyra sesi mban cigaren, sesi flet, sesi vështron, përcjellin një imazh krejt tjetër!”- i ka thënë Dritani duke shpjeguar se kjo nuk i pëlqente. Ai nuk i pëlqente aspak femrat që pinin cigare, aq më tepër në atë lloj mënyre. Sipas Aidës, meshkujt nuk i pëlqenin femrat që mund të kishin pushtet, pasi kjo ishte një gjë që i trembte ata. Më pas ajo ka shtuar se kjo fasadë , ky imazh, e ka mbrojtur dhe vazhdonte ta mbronte atë nga shumë gjëra, por ajo dinte edhe t’u linte hapësirë të tjerëve për ta njohur më thellë, përtej përshtypjes fillestare.