Femrat dhe meshkujt

 

tani-me-tapa-ne-hunde-big-brother-albania-201/04/09 02:50

Banorët kanë zhvilluar një tjetër debat, kësaj here me temën: “Bota mashkullore dhe bota femërore” Pyetja specifike për t’u diskutuar ishte sa e vërtetë ishte që femrat vijnë nga Afërdita dhe meshkujt nga Marsi. Tema është propozuar nga Dritani dhe debati është drejtuar nga kryefamiljari, Bjordi. Sipas Qetsorit meshkujt e kuptojnë shumë mirë një femër, ndërsa demrat nuk e kuptojnë asnjëherë një mashkull. Dritani ka shpjeguar se sipas mitologjisë, Marsi ishte perëndia e luftës, ndësa Afërdita ajo e dashurisë. Sipas djemve të shtëpisë, meshkujt në botën që jetojmë janë superiorë ndaj femrave. Adi ka sjellë si provë këtë, faktin që nëpër shekuj ka patur më shumë shkencëtarë meshkuj sesa femra. Ndërsa sipas Adelajdes janë të barabartë. Bjordi ka pyetur femrat sesi mund t’i përgjigjeshin faktit që truri i meshkujve është 10 përqind më i madh sesa i femrave. Aida i është përgjigjur duke thënë se truri i femrave punonte 10 përqind më shumë. Qetsori dhe meshkujt e tjerë të shtëpisë kanë kundërshtuar. Në atë moment ka ndërhyrë Dritani që ka thënë: “Është e vërtetë që truri i femrave është më i zhvilluar, ka më tepër potencial…, por nuk gjen mor vëlla!”. Sipas vajzave, nuk si të jetë mashkulli superior, kur fenrat janë ato që sjellin në jetë qënien njerëzore. Sipas Qetsorit, mashkulli është ai që u krijua i pari dhe është përsëri mashkulli ai që bën të mundur që një femër të kthehet në nënë. Debati ka vazhduar me nota të forta kundërshtimi mes të dyja palëve, me Bikën që nuk po i pëlqente si po zhvillohej debati, me Tanin që krijonte momente qesharake duke futur tapa vere në vesh edhe hundë e plot situata të tjera.