Qetsori : Dua të kapem vetëm me djemtë

sori-ne-loje-me-banoret-big-brother-albania-201/04/09 13:00

Qetsori e bën lojën që nisi me Bjordin, me të gjithë banorët. Ai e ka bërë me fjalë që më parë më Adin se të dy do të bëjnë sikur janë mërzitur me njeri-tjetrin e do të “zihen” në ndonjë moment. Ai herë pas here hedh fjalë sikur jo vetëm ai është i mërzitur, që lojën ta bëjë sa më të besueshme tek të tjerët. Sori kapet me Anjezën e cila e bezdis pasi i bie pianos me volum të ngritur ose e bezdis me cimcakizin që ka në gojë. Adi i thotë se ai paska vendosur të grindet me të gjithë sot dhe e këshillon të ketë kujdes se mos përfundon keq. Sori i kërkon që të mos ndërhyjë fare në diskutimin e tij me Anjezën dhe interesohet se në cfarë kuptimi e kishte Adi që i tha se do të përfundonte keq. Adi ia kthen se do ta shohë kur t’i vijë momenti. Sori ia ka inatin edhe Bjordit i cili vetëm qesh, pa kuptim. Ai shpesh e ngacmon për këtë fakt por Adi hidhet në mbrojtje të tij. Sori vazhdon edhe gërricjet me Anjezën për faktin se ajo po e bezdis me cimcakizin. Ai i thotë se ata (Bjordi, Anjeza dhe Moza) janë në rregull, pasi Adi i mbron gjithmonë. Ngacmimet e Sorit dhe Anjezës vazhdojnë gjithë kohën. Ai i thotë asaj se vetëm se është gocë, nuk mund të kapet me të se me cunat mund të kapet vetëm se ata nuk po i afrohen. Ai me këtë nënkupton Adin duke u munduar të përgatisë terrenin për t’u “zënë” me të. Anjeza vazhdon t’i kthejë batutat Sorit shumë seriozisht, pasi nuk e di se cfarë ka ai ndërmend. Adi ndërhyn rrallë në bisedë.